Etrit Berisha ishte vendimtar në fitoren e dytë sezonale të Empolit (Fiorentina – Empoli 0-2). Portieri i Kombëtares Shqiptare tregoi se pritjet e një “gardiani” mund të marrin vlerë më të madhe se golat e shënuar. Sipas “Sofascore”, Berisha ishte më i miri i ndeshjes së zhvilluar në “Artemio Franchi”, duke u vlerësuar me notën 8.9.

