Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Dukagjinin”, ka treguar hapat e parë të karrierës së tij. Ai rrëfen se rrugëtimin si futbollist e ka nisur te moshat e Chelseat. Por Berisha “shtang” kur tregon se ka patur oferta nga ekipe me emër si Manchester City apo Aston Villa, por të dyja këto oferta janë refuzuar nga shqiptari. Ky i fundit tregon se arsyeja e refuzimit, ishte sepse në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç dhe e kishte të vështirë shkëputjen nga familja aq i vogël.
“Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam shkuar në prova kur kam qenë 14 vjeç. Kam qenë edhe në Aston Villa dhe Manchester City. Këto dy të fundit më kanë dhënë një ofertë shumë të mirë për moshën që kam pasur. Më kanë ofruar edhe studime. Por e kam ndjerë veten shumë të ri për t’u larguar nga familja në atë moshë dhe për të jetuar vetëm. Kam pasur një familje që e ka këqyrur shumë aspektin e edukimit. Këto kanë qenë arsyet që kam qendruar në Norvegji. 14 vjeç je ende fëmijë”, është shprehur 30-vjeçari.
sfidanti.al