Në pishinën me përmasa olimpike të Dohas është vendosur një rekord që vështirë se mund të thyhet nmë dekadat e ardhshme. 13 vite dhe 10 muaj është saktësisht Jianjie Huang, kinezja që sapo është shpallur kampion bote në hedhje nga trampolina. Ka lindur në 26 maj të vitit 2010 dhe bashkë me 19-vjeçaren Zhang Jiaqi, ai la pas gjithë kundërshtarët duke u ngjitur në majën e botës e duke konfirmuar dominimin e Kinës në disiplinat që kërkojnë shumë sinkronizim dhe saktësi lëvizjesh. Bëhet fjalë për hedhjen nga trampolina 10 metërshe ku argjendi shkoi për Korenë e Veriut dhe bronzi për Meksikën. Huang Jianjie dhe shoqja e saj vendosën edhe një rekord tjetër, atë ët pikëve pasi regjistruan si askush më parë, 353.82 pas 5 hedhjeve perfekte.
sfidanti.al