Shkumbini ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni dhe në krye të skuadrës do të vendoset turkja Ilknur Aktash. Prej disa kohësh ajo ka qenë pjesë e klubit peqinas si zëvendës trajnere dhe tashmë duket se do të marrë drejtimin e skuadrës së parë. Aktash do të qëndrojë në krye të Shkumbinit deri sa të gjendet trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit. Një gjetje shumë origjinale e klubit nga Peqini që vëmendjen nuk po e tërheq me rezultatet në fushën e lojës por me vendimin që ka marrë për të ulur në stol një femër e për më tepër të huaj, e cila do të kërkojë në pjesën e mbetur të sezonit që skuadra të sigurojë minimalisht qëndrimin në Kategorinë e Dytë.
sfidanti.al