Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat që luhet fundjavën e ardhshme. Skuadra bardheblu nuk ka ndonjë të kaluar me kundërshtarët, pasi AF Elbasani ka tre vite jetë. Bardheblutë kanë vetëm një ndeshje në Superiore kundër ekipit të Bordinit, të mbushur me shumë ish-lojtarë kryeqytetas, duke filluar nga Lulaj, Hila, Hasani e Greca.

