Teuta me probleme në mbrojtje

Pas 14 javësh kampionat, Teuta vijon të jetë në vendin e gjashtë në klasifikim, ku për asnjë moment gjatë këtij sezoni nuk i është larguar këtij pozicioni.teutaMirëpo, në ndeshjen me Dinamon këtë të shtunë, blutë shpresojnë të një fitore, e cila mund të përkthehet edhe me ngjitjen më lart. 14 javë ndoshta nuk janë shumë, por edhe pak nuk mund të konsiderohen për të bërë disa bilance. Blutë janë një nga tri skuadrat me mbrojtjen më të dobët në këtë kampionat, sepse deri më tani kanë pësuar plot 20 gola. Jo më kot trajneri Martini e sheh këtë repart si më problematikun dhe ende nuk ia ka gjetur çelësin e suksesit. Nga “skaneri” i golave të pësuar deri më tani, rezulton se starti i dy pjesëve është vërtet problematik për skuadrën. Thuhet kështu, pasi 5 deri më tani i kanë pësuar në harkun e minutazhit 40-90. Në total janë 6 pikë të lëna në tri ndeshjet e fundit. Sakaq, momenti më i mirë i skuadrës është gjatë mesit të pjesës së dytë, ku deri më tani ka ditur të mbajë të paprekur portën. Sa u përket pjesëve, skuadra pëson njëlloj si në të paren, ashtu edhe në të dytën.

sfidanti.al