Egnatia dhe Dinamo ndahen në paqe

Ka penallti, gola dhe kartonë të kuq, por nuk ka fitues sfida mes Egnatias dhe Dinamos e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja në “Egnatia Arena”. Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Rrogozhinasit kalojnë në avantazh falë një goli të shënuar nga Lushkja, por edhe miqtë gjejnë rrugën e rrjetës po nga 11-metrat me Bregun pak minuta më vonë. Me fillimin e pjesës së dytë Egnatia detyrohet të luajë me 10 lojtarë, pasi Aleksi ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 53-të. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, rezultati i sfidës nuk ndryshon. Përfundon në barazim 1-1 ndeshja dhe të dyja skuadrat detyrohen të kënaqen me nga një pikë. Si Egnatia edhe Dinamo ngjiten në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.

sfidanti.al