Zgjerohet kalendari i Formula 1? Finlanda kërkon zhvilllimin e një gare

Finlanda është një prej vendeve që është e lidhur më shuimë me Formula 1 dhe që ka më shumë fitore, por nuk ka organizuar kurrë një garë të këtij kompeticioni. është pikërisht ky motivi që shtyn AKK Motorsport, institucioni që administron dhe kontrollon sektorin e sporteve motoristike në vendin skandinav, që të nisë studimet e tij në lidhje me këtë cështje.

Sipas asaj që publikohet te Autosport, pista e përzgjedhur për mbajtjen e kësaj gare në një të ardhme është KymiRing, një pistë që do të presë edhe garën në MotoGP në vitin 2020

‘Ky studim do të në njohë me më shumë detaje në lidhe me atë që do të na duhet për të organizuar një kompeticion të këtij niveli dhe do të na japë instrumentet e duhur për të menduar edhe për evenimente të tjerë-tha Shefi Ekzekutiv i AKK, Tatu Lehmuskallio, CEO dell’AKK. Nëse ky projekt do të realizohet atëherë për Formula 1 ky do të jetë një rikthim në Evropën Veriore pas 40 vitesh. deri tani i vetmi vend në atë zonë që ka pasur mundësinë të ketë një Cmim të Madh në kalendarin e Formula 1 ka qenë Suedia në vitet 1973-1978

sfidanti.al