Alvaro Morata duket se më në fund do të largohet nga Celsi për t’u kthyer në kampionatin spanjoll të futbollit. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘The Sun’, destinacioni i ri i sulmuesit të Celsit është pikërisht skuadra e Atletiko Madrid me të cilin duket se ka arritur edhe një marrëveshje.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Blutë e Londrës janë gati të nxjerrin në shitje Moratën për të cilin në 2017 paguan 60 milionë Paund pasi janë në pritje të Gonzalo Higuain. Për vetë Moratën, kthimi në Spanjë mund të rezultojë një lëvizje pozitive pasi në La Liga ai mund të rifitojë formën e tij sportive.
Morata, tashmë 26 vjecar e nisi mjaft mirë aventurën e tij në Stamford Bridge duke shënuar 6 gola në 6 javët e para të Premier Legues në sezonin e tij të parë me Celsin. Por në këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar mirë për të pasi në 16 ndeshje ka mundur të gjejë rrjetën vetëm 5 herë.
sfidanti.al