Higuain dhe festa e lamtumirës nga Milani; ‘Pipita’ përshëndet shokët

Gonzalo Higuain organizoi një mbrëmje për të gjithë shokët e skuadrës te Milani për të bërë përshëndetjen e tij përpara largimit tdrejt Londrës ku do të bashkohet sërish me mauricio Sarrin te skuadra e Celsit. Në një farë mënyre, kjo festë e organizuar nga argjentinasi përkufizohet edhe si një festë lamtumire si për të treguar në të njëjtën kohë se raportet mes tij dhe pjesës tjetër të futbollistëve të Milanit nuk ishin thyer edhe gjatë këtyre ditëve të fundit.

E vërteta është se Higuain i ka pasur problemet e tij me drejtuesit e klubit dhe jo me shokët e skuadrës e aq më pak me trajnerin Gatuzo.Ndërkaq, trajneri Sarri e pret Higuainin te Celsi dhe mezi po pret që ta aktivizojë me skuadrën e tij

sfidanti.al