Borusia mer vendim historik: S’ka më shitje lojtarësh Bajernit!

Borusia e Dortmundit që tani kryeson në Bundesligë, ka vite që konsiderohet si një klub që ndjek një politikë të mirë, që investon te futbollistët e tinj, i bënë ata yje dhe më vonë i shet shtrenjtë. Borusia vetëm gjatë tre viteve të fundit ka fituar mbi 300 milionë euro nga shitja dhe shembull i fundit është futbollisti i ri, Kristian Pulishiç, që iu shit Çelsit për 64 milionë euro. Para një viti, ajo ia shiti Barcelonës për 105 milionë euro Usman Dembelen, të cilin e kishte blerë 15 milionë. Me këtë rast nuk po japim hollësira për fitimet që siguroi klubi i “milionerëve” nga shtija e Obamejangut, Kagavës, Gundoganit, etj.
Dhe tani Borusia mori vendimin historik, sipas të cilit ajo e ka të ndaluar që t’i shesë futbollistë rivalit të vet më të madh, Bajernit të Myhut, të cilit gjatë dekadës së fundit i ka shitur tre lojtarë yjë: Mario Getce, Robert Levandovski dhe Mats Humels.
“Kryesia e Borusias së Dortmundit mori vendimin historik, sipas të cilit Bajernit nuk do t’i shiten më futbollistë të saj që në të kaluarën e kanë ndihmuar klubin bavarez të bëhet më i mirë. Borusia nuk do që të jetë më ‘konkurrent i përkohshëm për titull’, por synon ta ndërpresë dominimin e Bajernit. Kjo është një politikë, për të cilën ne ramë dakord të gjithë dhe ajo do të jetë shtylla e re e fuqishme e klubit tonë”, vuri në dukje një burim i brendshëm i Borusias së Dortmundit.
Sfidanti.al