Jaja Ture në karrierën e tij të gjatë si futbollist, midis të tjerave, ka luajtur edhe me Barcelonën (2007-2010), kohë, kur klubi katalonjas nisi të mbledhë me “të dy duart” trofetë në të kartër anët. Në Barcelonën e asaj kohe luanin lojtarë të shkëlqyer dhe midis tyre atij i bëri përshtypje sidomos një futbollist – Rafael Makrez, të cilin ai e përfshiu edhe në ekipin ideal, sipas tij, të Barcelonës, duke sjellë argumentet e tij që, me dashje ose pa dashje, e nënvleftësuan Zherar Piken.
“Markezi ka qenë një nga mbrojtësit më të vështirë për t’u kaluar. Njerëzit nuk e mbajnë mend mirë atë, sepse ai nuk ka luajtur në Angli. Por, nëse doni ta kujtoni atë, shkoni në you tube dhe shihni sesi ka luajtur ai me Barcelonën, se çfarë mbrojtësi ka qenë. 10 herë më i mirë sesa Zherar Pike. Më besoni, 10 herë më i mirë!”
Sfidanti.al