Novak Xhokovic nuk e bëri gabimin e Roxher Federer në turneun e fundvitit në tenis për meshkuj, ATP Tour Finals në Londër. Tenisti serb që është në grupin ‘Kuerten’ fitoi sfidën e tij ndaj Xhon Isnerit me rezultatin 2-0 duke e cuar në 9 numurin e fitoreve ndaj amerikanit në 11 sfida të zhvilluara. Numri 1 i renditjes botërore fitoi setin e parë me rezultatin 6-4, ndërsa të dytin e mbylli 6-3.
Në grupin Kuerten është edhe Aleksandër Zverev që mposhti Marin Cilic 2-0. Tenisti gjerman nuk zhvilloi lojën e tij më të mirë, por në fund arriti të marrë më të mirën në këtë përballje duke e mundur kroatin pas 2 orësh lojë. Në setin e parë, Cilic e vuri në vështirësi të shumta Zverev duke marrë kryesimin në 5-2. Por gjermani barazoi gjithcka në 5-5 dhe më pas fitoi krejt setin 7-6. Në tiebreak shkoi edhe seti i dytë, ku Zverev kryesonte vazhdimisht, por duke u arritur nga Cilic. në fund gjermani e bëri të tijën krejt ndeshjen.
sfidanti.al