Pas fitores së Juventusit me Milanin në San Siro, Kristiano Ronaldo nuk humbi kohë por udhëtoi drejt Londrës i shoqëruar nga djali i tij Kristiano Xhunior dhe e fejuara Xhorxhina Rodrigez. Ylli portugez i kampionëve të Italisë i lejoi vetes që të rezervojë një suitë luksoze në Hotelin Bulgari në Knightsbridge me një kosto prej 9000 Paund në natë.
Suita ku qëndroi Ronaldo dhe familja e tij kishte dy banjo të veshur në mermer, dritare që nuk lejonte hyrjen e zhurmave nga jashtë, një dhomë ndenjeje në stilin italian, minifrigorifer, oxhak dhe një parkim me kosto 50 Paund në orë. Për më tepër, nga ajo që theksohet te tabloidi ‘The Sun’, në Hotelin Bulgari lejohet edhe hyrja e kafshëve, por Ronaldo duket se nuk e kishte marrë me vete macen e tij prej 2000 Eurosh.
sfidanti.al