Jo vetëm Katalonja, sporti bask kërkon pavarësi nga Spanja

Problemi numër 1 në Spanjë ishte dhe mbetet katalonizmi, me politikanët e tij më të lartë dhe me FC Barcelonën. Gjithsesi, shteti unitar në Gadishullin Iberik mesa duket, duhet të luftojë edhe një beteje tjetër. Nga Vendet Baske vjen sfida e radhës, pasi Federata Baske e Sërfit ka kërkuar që të marrë pjesë si e pavarur në aktivitetet ndërkombëtare, jo e përfshirë në skuadrën spanjolle. Mediat njoftojnë se Federata në fjalë ka mbështetjen e qeverisë baske, pasi përfaqësuesi i saj në SHBA, Horge Fernandez, e ka shoqëruar të dërguarin e Federatës në selinë e ISA-së (Shoqatës Ndërkombëtare të Sërfit).

Sfidanti.al