Konte vë në dyshim edukatën dhe respektin e Sergio Ramosit

Nuk u bë dot trajner i Realit, dhe ndoshta “veton” kundër e vuri një person shumë i njohur, Sergio Ramos. Sot, Antonio Konte pyetet për fjalët e famshme të kapitenit të Madridit se “respekti fitohet, nuk imponohet”, dhe ish-trajneri i Juventusit, Italisë e Çelsit, nuk tregohet i kursyer.

“Kur ne trajnerët shkojmë në një skuadër të re, duhet të kemi me vete edukatën dhe respektin, – u shpreh ai, – po këtë gjë presim edhe nga futbollistët. Nëse këto mungojnë, atëherë fillojnë problemet”. Konte vlerësoi kulturën e tij të punës, ndonëse shtoi se çdo trajner duhet të tregohet i kujdesshëm kur shkon në një ekip të ri.

Sfidanti.al