Derbi kalifornian shkoi për Klipers, mposhti kampionët e Golden Stejt

Golden Stejt frenohet në kampioonatin amerikan të basketbollit. skuadra kampione në fuqi u dorëzua në derbin kalifornian ndaj Los Anxheles Klipers ndaj së cilës humbi vetëm pas kohës shtesë me rezultatin 116-121. Skuadra e Klipers zhvilloi një lojë shumë të mirë përballë golden Stejtit që në periodën e tretë pati momente jo shumë të mira, por që në fund arriti të cojë sfidën në 5 minutat e shtesës. diferenca në parket u bë pikërisht në këtë pjesë të lojës me Klipers që mori më të mirën kundrejt Uorriors

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Oklahoma ndaj Finiks Sans të cilin e mundi 118-101 dhe tani është në kuotën e 8 sukseseve sezonale. Thandër, me përjashtim të periodës së tretë, kishte frenat e lojës në dorë në këtë ndeshje ku ai që u dallua ishte Pol xhorxh me 32 pikë të shënuara, ndërkohë që në krahun tjetër për skuadrën nga Arizona, Uorren shënoi 21 pikë e Buker 19, statistika që në fund nuk i shërbyen Sans.

San Antonio thyhet nga Sakramento 99-104në një ndeshje të rivalizuar për pjesën më të madhe të kohës, me Sakramenton që në fund të 3 periodave të para kryesonte me vetëm 1 pikë kundrejt teksanëve të greg Popovic. perioda e fundit ishte vendimtare në këtë ndeshje me skuadrën e Kings që mori maksimumin dhe e fitoi këtë sfidë me Spërs.

sfidanti.al