Rusia rrezikon përjashtimin nga Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2020. Agjencia botërore Antidoping ka ngritur akiza të forta për sportin e këtij vendi teksa ka deklaruar se strukturat antidoping në Rusi nuk janë konform normave ndërkombëtare. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, WADA theksoi se Komiteti i rishikimit rekomandoi që Agjencia Ruse Antidoping të pezullohet sërish vendim që pritet të merret nga Komiteti Ekzekutiv i Komisionit të monitorimit global antidoping në mbledhjen që do të organizohet në Paris në 9 dhjetor.
Nëse drejtuesit më të lartë të WADA-s do të pranojnë këtë kërkesë, Rusia rrezikon të ndëshkohet rëndë dhe këtu përfshihet edhe përjashtimi nga Lojërat Olimpike të Tokios në 2020
Komiteti i rishikimit i formuloi akuzat pasi i kërkoi Rusisë të shpjegojë inkoherencën e shfaqur në të dhënat laboratorike që u dërguan nga Moska te hetuesit e WADA në muajin janar
RUSADA u pezullua për pothuajse 3 vjet nga evenimentet pasi u zbulia një skemë e gjerë dopingu e mbështetur edhe nga shteti Rus që përfshinte manipulim sistematik për shkëmbimin e kampioneve me doping në mënyrë të vecantë me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Sochit në 2014. Rusia ishte pezulluar edhe nga Lojërat Dimërore të 2018, por 168 sportistëve iu lejua pjesëmarrja me emrin neutral ‘sportist Olimpik nga Rusia.
sfidanti.al