Vettel qetëson Ferrarin e tifozët e tij: Ndihem shumë mirë këtu, nuk do të ketë surpriza të mëdha

Sebastian Vettel largon frikën nga tifozët e Ferrarit. Piloti 4 herë kampion bote në Formula 1, i ka premtuar besnikëri Kokëkuqes italiane duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet pasi ndihet shumë mirë te kjo skuderi. ‘Nuk kam asgjë për të cilën mund të ankohem-tha Vettel në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’-zakonisht gjermanët ankohen gjithnjë. Edhe kur vijnë me pushime në Itali ku ushqimi dhe klima janë fantastike e gjejnë gjithnjë dicka për të thënë. Në këtë pikë unë nuk jam shumë gjerman. Ndihem shumë mirë te Ferrari dhe nuk kam asgjë kundër. Besoj se nuk do të ketë surpriza të mëdha. Personalisht nuk jam i shqetësuar dhe Ferrari nuk e ka me ngut’.

sfidanti.al