La Liga e Champions nuk i mjaftojnë Zidane; për ‘Four Four Two’ është..Konte

Zinedine Zidane vendosi një rekord historik për Realin e Madridit teksa fitoi Ligën e Kampioneve dhe Kampionatin spanjoll, por kjo nuk i mjaftoi francezit të fitojë cmimin e trajnerit më të mirë për 2017, të paktën jo për ‘Four Four Two’. Në fakt kjo revistë ka përzgjedhur si trajnerin më të mirë pikërisht Antonion Conten edhe pse italiani mundi të fitojë vetëm titullin e Premier League duke e lënë në vendin e dytë pikëisht Zidane. Podiumin e plotëson trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri, edhe ky me dy trofe të fituar Serinë A dhe Kupën e Italisë. Në dhjetëshen e trajnerëve më të mirë 2017 përfhsihen edhe emra të tillë si Diego Simeone, Jose Mourinho, Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti, ndërkohë që është lënë jashtë Luis Enrique

sfidanti.al