Tenistja veterane italiane, Françeska Skiavone, që ka paralajmëruar se, deri në fund të sezonit, ajo do të dalë “në pension”, fitoi turneun “Klara Open Kolsanitas”, të zhvilluar në Bogota të Kolumbisë, ndërsa shpreson se do të sigurojë rejtingun e duhur për të marrë pjesë në turneun prestigjioz të Rolan Garosit. Ajo mundi në finale 6-4, 7-5 Lara Aruabarenen, duke mbetur në lojë për të marrë pjesë në turneun e lartpërmendur. Kjo teniste italiane, në fakt, është, momentalisht, jashtë 100 tenisteve më të mira në botë dhe, në karrierën e saj, ajo ka arritur që të fitoi në turneun Open të Francës, më 2010. “Unë ndjehem mjaft mirë. Në fakt, në ndeshjen e fundit, unë nuk luajta edhe aq mirë, por, rëndësi ka që fitova. Falënderoj Zotin që më ndihmoj që të fitoj në tri ndeshjet e fundit”, tha Skiavone.
sfidanti.al