Verstappen hedh “mbretin” nga “froni”, pole position në Silverstone

Pasditen e kësaj të shtune u zhvillua gara kualifikuese për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, i njohur ndyshe si Çmimi i Madh i Silverstone, ku edhe njëherë garën zyrtare nga pozicioni i “pole position” do të nisë piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Menjëherë pas tij pozicionohen Lando Norris dhe Oskar Piastri të dy me McLaren, ndërsa në vendin e 4-rt e të 5-të janë vendosur pilotat e skuderisë “Ferrari”, Çarls Leklerk dhe Karlo Sainz. Ndërkaq, “mbreti” i kësaj piste, britaniku, Luis Haimlton do ta nisë garën vetëm nga vendi i 7-të.

sfidanti.al