Lamtumirë pas 12 vitesh, De Gea largohet nga Junajtid

Gjithçka ndodhi ashtu siç pritej. “Gardiani” spanjoll i portës së Mançester Junajtid, David de Gea i dha fund “aventurës” së tij me “djajtë” e “Olld Traford”, pas 12 vitesh të shpenzuara te “gjigandët” anglezë të futbollit, ku fitoi 1 titull Premier Ligue, 1 titull Europa Lige dhe 2 Kupa Karabao.

Largimi i “shtatlartit” spanjoll erdhi pas skadimit të kontratës së tij, më 1 korrik, teksa negociatat për rinovim kishin ngecur prej ditësh. Një tjetër aryse është portieri Andre Onana, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si transferimi më i ri i “djajve” dhe padyshim, “macja” kamerunase do të ishte zgjedhja e parë e trajnerit holandez, Erik ten Hag.

sfidanti.al