Një gol mjafton, Anglia mund Spanjën në finalen e Euro U-21

Kombëtarja U-21 e Anglisë janë rikthyer në majat e futbollit evropian, teksa pas 14 vitesh pritje kanë arritur të triumfojnë në finalen e Kampionatit Evropian, Euro U-21, me rezultatin e ngushtë 1 me 0, ndaj “furisë së kuqe” spanjolle, të cilët janë dhe rekordmenët e këtij kompeticioni, me 5 finale të fituara.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në “frymën e fundit” të pjesë së parë, ku pas një goditjeje dënimi afër zonës, të ekzekutar nga talenti i Mançester Siti, Kol Palmer topi devijon në këmbët e një tjetër talenti, kësaj here të Liverpul, Kërtis Xhons, duke e çuar topin në rrjetë e në pas fërshëllimës finale të arbitrit, duke i dhënë triumfin Kombëtares së tij.

sfidanti.al