Maks Vershtapen nuk i kursen aspak kritikat e tij per garen e pare te Boterorit te Formula 1, Çmimin e Madh te Australise. Piloti holandez i Red Bullit polemikat me te medha i beri ne lidhje me veshtiresite qe hasi per kryerjen e parakalimeve gjate kesaj gare.
‘Ajo e Australise ishte nje gare e merzitshme. Te isha ne shtepi do kisha fikur televizorin-tha Vershtapen-isha gjithnje me sistemin DRS te aktivizuar por ishte e pamundur te beja diçka’.
Sipas Vershtappen fitorja ne gare e Ferrarit ishte vetem me fat, pasi ne pisten e Melbernit ishte e veshtire te beheshin parakalime. ‘Nuk mund te beja parakalime-vijoi Vershtapen-shikoni Hamilton e Fetel e njejta gje mund te thuhet edhe per Alonson. Ishin me te ngadalte se ne. Edhe po te xhiroja 1.5 sekonda me shpejt se ata nuk do t’i parakaloja dot’.
Sfidanti.al