Vershtapen paralajmëron Red Bull: S’dua të luftoj për vendin e 4 deri në moshën 35 vjecare

Maks Vershtapen vitin e kaluar fitoi garën e Austrisë në Formula 1, por këtë vit duket se do ta ketë të vështirë të përsërisë suksesin, të paktën kështu thotë ai vetë.

‘Nuk kam shume mundësi që të përsëris fitoren e 1 viti më parë-tha Vershtapen-do të na duhet të kemi shumë fat. Duhet të shtyjmë shumë, por na mungojnë shumë gjëra. Nuk është se nuk jemi të shpejtë, por në krahasim me Ferrarin na mungon shpejtësia në pjesët e drejta, por në kthesa jemi kompetivë’
Thënë këtë, piloti i talentuar holandez, nuk ngurroi të lëshojë thumba në drejtim të skuadrës në lidhje me të ardhmen e tij.

‘Është më e rendësishme ajo që do të japë skuadra në garat e ardhshme, nuk mendoj për vitin tjetër-vijoi Vershtapen-por vetëm për këtë projekt, ka shumë potencial dhe jemi vetëm në fillim. Por nuk dua të luftoj për vendin e katërt deri 35 vjec’.

sfidanti.al