Nga borxhet e vitit 1984, tek milionat e sotme, Bajern të duhet sulmi!

Një tjetër analist i “Sport Bildit” e ka kritikën e tij me klubin më të madh të Gjermanisë. Bajerni i Mynihu është bëjë shënjestra e dashur e opinionistëve dhe Matias Brygelman nuk bën përjashtim, duke kapur “për veshi” presidentin Uli Hënes. Në kolonën e tij me titull “kush e zotëron Bajernin, z. Hënes”, ai kujton kohët e shkuara.

“Nëse Bajerni ka sot një llogari të shëndoshë bankare, – shkruan ai, – për këtë duhet falenderuar së pari Karl-Hajnc Rumenige, pasi u desh transferimi i tij për 10 milionë dojçmarka në 1984 që bavarezët të shlyenin borxhet e rënda për kohën”. Brygelmani “duartroket” faktin se klubi ka sot përfitime të mëdha, dhe mund të bëjë përforcime, veçse nënvizon se kjo gjë nuk po ndodh.

“Uli Hënese krijoi shumë iluzione në shkurt të këtij viti duke premtuar përforcime, dhe duke deklaruar se Bajerni i kishte paratë për blerje, pa u drejtuar në bankë, por deri tani kanë ardhur vetëm dy mbrojtës të fortë, Lukas Hernandez dhe Benzhamen Pavar për 115 milionë euro, – vazhdon analisti, – problem është sulmi, pasi vetëm Gnabri dhe Koman janë lojtarë ofensivë krahu. Dejvis dhe Arp janë të panjohur, ndërsa nuk dihet nëse Sane, Dembele apo Hadson-Odoi do të vijnë. Po nëse Timo Verner do të kërkonte të luante vetëm qendërsulmues? Atëherë i bie të kthehemi përsëri tek Roben dhe Riberi”.

Sfidanti.al