Trajneri i njohur spanjoll, Pep Guardiola, konsideron se ish-klubi i tij i Barcelonës do të bëjë një lëvizje të shkëlqyer, nëse do të arrijë që brenda këtij sezoni transferimesh të sigurojë shërbimet e Nejmarit dhe Antoan Grizmanit.
Për të dy futbollistët e mësipërm thuhet se do të shkojnë në klubin katalonjas, megjithëse vetë ata të dy nuk prononcohen shumë për destinacionet e tyre tëardhshëm, por, megjithatë, pritet që ata të reagojnë deri në fund të këtij muaji.
“Gjithçka do të varet nga idetë që kanë në kokë drejtori sportiv dhe trajneri. Nejmari dhe Grizmani janë të dy lojtarë mjaft të mirë dhe kush nuk do të donte që t’i kishte ata të dy në një ekip”, deklaroi Guardiola, duke mos dashur që të fliste shumë për Nejmarin, pasi e di se çfarë emocionesh të përziera kanë tifozët e Barcelonës për këtë futbollist brazilian.
Sfidanti.al