Atletiko Madrid ‘cmendet’ ofron 126 milionë Euro për Zhoao Feliks

Atletiko Madrid rrit akoma më shumë temperaturën në këto ditë shumë të nxehta verë. Klubi madrilen ka bërë një ofertë për talentin portugez Zhoao Feliks prej 126 milionë Euro, dicka që u konfirmua nga vetë klubi i Benfikës së Lisbonës.

Klubi luzitan e prezantoi ofertën e bërë nga ‘Los Colchoneros’ në Komisionin e Merkatos të Portugalisë. Kjo ofertë është më e lartë se ajo e klauzolës së kontratës së futbollistit pasi Atletiko ka përfshirë në të edhe kostot financiare për shtyrjen e transferimit të futbollistit

Tashmë akordi mes palëve për kalimin e Zhoao Feliks është total, por Benfika njofton se oferta e Atletikos po e studion ende atë. Po kështu benfika bën të ditur se në arkat e saj do të derdhen 120 milionë Euro, ndërkohë që 6 milionët e mbetur do të kalojnë në financimin e operacionit.

Atletiko Madrid po kërkon që zyrtarizimi i akordit për kalimin e Zhoao Feliks në Vanda Metropolitano të bëhet para fundjavës edhe pse Benfika preferon që kjo të ndodhë të dielën e ardhshme kur në Portugali mbyllet viti fiskal.

sfidanti.al