MotoGP lajmëron për 3 anulime të tjera garash. Në 2020 nuk do të zhvillohen Cmimi i Madh i Gjermanisë, Holandës e Finlandës që fillimisht ishin parashikuar të zhvilloheshin në 21 qershor, 28 qershor e 12 korrik. Pra nuk do të ketë garë në Sachsering, por sidomos nuk do të ketë debutim të pistës KimyRing në Botërorin e MotoGP dhe nuk do të ketë betejë sportive as në Assen. Kështu, për momentin data e parë e vlefshme për startin e këtij kampionati duket se do të jetë ajo e 9 gushtit kur do të zhvillohet gara e Brnos në Ceki
Ky vendim i fundit padyshim nuk është një rrufe në qiell të hapur duke qenë se në javët e kaluara Shefi Ekzekutiv i Dornas, Ezpeleta kishte bërë të ditur se hipoteza më optimiste ishte ajo e fillimit të kampionatit në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, me Cekinë që është përxzgjedhur si etapa e parë ë nje botërori të reduktuar
‘Me shumë trishtim komunikojmë anulimin e këtyre 3 garave të rëndësishme qe janë në kalendarin e MotoGP-deklaroi Ezpeleta-Cmimi i Madh i Gjermanisë zhvillohet në një pistë me të vërtetë unike dhe me histori të pabesueshme. KimyRing është një pistë me të vërtetë e shkëlqyer që ishte gati për të pritur rikthimin e Finlandës në nhë boteror motociklizmi që mungonte që nga 1982. Pista simbolike TTCircuit Assen ka pasur nderin të jetë i vetmi Cmim i Madh i pranishëm në kalendarin e MotoGP që nga 1949. Në emër të Dornës dua të falenderoj të gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe durimin e tyre, ndërkohë që ne presim që situata të përmirësohet. Mezi presim që në 2021 të kthehemi në Sachsering dhe Assen dhe në të njëjtën kohë po presim debutimin e Cmimit të Madh të Finlandës në pistën e re të KymiRing’.
Sfidanti.al