Sporti mori ‘dritën jeshile’ nga autoritetet në Zvicër. Këshilli Federal Helvet prezantoi masat për lirimin e kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë coronavirs duke dhënë mundësinë e nisjes së stërvitjeve në grup për sportistët profesionistë që nga 11 maji, ndërkohë që do të mbeten të ndaluara për diletantët. Për më tepër, nga 8 qershori, do të jetë i mundur edhe rifillimi i ligave profesioniste të cilat do të luhen me dyer të mbyllkura duke qenë se ndalohen manifestimet me më shumë se 1000 personave deri në shtator.
Ndërkaq, po nga Zvicra vjen një lajm kurioz me protagonist klubin e Wettingen që është në Divizionin e Pestë në futbollin e këtij vendi. KyiI fundit për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia coronavirus u detyrua të bjerë vetë nga kategoria. Në momentin e pezullimit të kampionatit, Wettingen ishte në vendin e pestë, në luftë për t’u ngjitur një kategori më lart. Por pas kësaj situate, drejtuesit e klubit deklaruan se nuk kishin zgjedhje tjetër përvec rënies nga kategoria për shkak të mungesave të të ardhura që nga muaji mars si dhe rrezikut të humbjes së sponsorëve për sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al