Këtë fundjavë do të zhvillohet Cmimi I Madh I Singaporit në botërorin e Formula 1, por lajmi që ka pushtuar median është ai largimit të Robert Kubicës në fund të sezoni. Piloti polak e komunikoi vendimin e tij në konferencën e zakonshme për shtyp që mbahet para provave të lira.
‘2020 ime? Nuk e di, të shohim para, e sigurt është që nuk do të vazhdoj bashkëpunimin me Uilliams-tha Robert Kubica-e vendosa unë dhe kjo gjë do të hapë mundësi e skenarë të ndryshëm? A dotë qëndroj në Formula 1? U desh shumë energji për t’u kthyer dhe do të doja që të qëndroja, por jo me cdo kusht. Duhet të rigjej gëzimin e garimit. Rikthimi nuk ishte I lehtë, duhet të falenderoj Uilliamsin, më pas do të shohim. A do të punoj me simulatorin? Do të vlerësoj opsionet, por do të habitem nëse vitin tjetër nuk do ta shoh veten të garoj diku’.
Një koment për Robert Kubicën e beri edhe Ljuis Hamilton përpara se të hynte në analizën e garës së Singaporit.
‘E njoh Robertin prej më shumë kohësh se të tjerët-tha Hamilton- e nisëm së bashku këtë karrierë në garat kart dhe është një prej pilotëve më të talentuar me të cilët jam përballur. Talenti nuk humbet kurrë dhe dihen si forca ashtu edhe vendosmëria e tij pas aksidentit. Askush tjetër nuk ka përjetuar atë cfarë përjetoi ai dhe ishte dicka e bukur që e kishim atë sërish pranë nesh. Shpresoj që ai të qëndrojë në Formula 1 me një skuadër kompetitive’.
Sfidanti.al