Vijojnë tensionet e larta mes disa tifozëve të Sampdorias dhe presidentit Masimo Ferrero. Pas frazës kërcënuese që u shfaq në qendrën stërvitore të skuadrës xhenoveze në Boliasko, në mbrëmje një grup prej 50 tifozësh ultras të Sampdorias u mblodhën jashrë një restoranti në zonën San Deziderio të Xhenovës ku Ferrero po darkonte me trajnerin Euzebio Di Francesko dhe Drejtorin Sportiv Karlo Osti.
Tifozët filluan të fyenin presidentin I cili duke parë situatën e tensionuar u detyrua të kërkojë ndihmën e policisë e cila ka nisur hetimet për shkrimet kërcënuese, ndërkohë që po analizon edhe imazhet e telekamerave të sigurisë. Mësohet se arsyeja që tifozeria më e zjarrtë e Sampdorias po konteston Ferreron është dështimi I tratativave me kompaninë e Xhanluka Vialit për shitjen e klubit me Ferreron që kërkonte 90-95 milionë Euro.
Sfidanti.al