Nëse ka një trashëgimtar në stil për zviceranin akrobat me raketë, Roxher Federer, ai është Stan Vavrinka. Dhe eleganca e tij nuk është më pak argëtuese kur shijohet në ditët e bukura. Fituesi i Turneut US Open, që për momentin mban vendin e tretë në klasifikimin e ATP, është munduar të lërë pas shijen e pakëndshme nga turneu i Bazelit.
Në Londër që do të jetë në një grup rivalësh, emrat e të cilëve i kanë dhënë me meritë pagëzimin “grupi i hekurt”. Me cilët do të përballet Vavrinka? Me numrin 1 të Botës, Andi Marej, me japonezin Kei Nishikori që mban vendin e 5-të, dhe me fituesin e truneut të Bazelit, Marin Çiliç që është në vendin e 7-të. I vetmi që mbetet në hije është Mc Enroe. Është edhe një grup tjetër që mund ta pretendojë me të drejtë përcaktimin “ i hekurt” kur shikon emrat e Xhokoviç ( numri 2), Raoniç (4) dhe Monfils (6) e Tiem (9).