Balaj i ndjek duke shënuar gola, rusëti ndjekin hapat ku ka qënë. Portali rus vazhdon me sulmuesin shqiptar: Balaj ka provuar fatin e tij tek ekipet çekë, “Sparta” dhe “Sllavia”, ai polak, “Jagelonia” dhe “Rijeka” kroate, por gjetiu do të tregonte talentin. Sidoqoftë, Balaj, në këta ekipe nuk u dallua shumë për “heroizmat” e tij prej bombarduesi, por, megjithatë, 20 golat e tij të shënuar në 55 ndeshje që ai zhvilloi me Rijekën, e bindën kryesinë e klubit të Terekut që t’i propozonin atij një kontratë trevjeçare me të drejtën e zgjatjes së saj edhe një vit. Sikurse thuhet, atëkohë, paralelisht me Terekun, për sulmuesin e gjatë interesohej edhe Lacio italiane.
“Kjo është një ligë e fortë me ekipe të fortë që marrin pjesë, rregullisht, në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës, kështu që kjo është një sprovë e re, për të cilën unë duhet të tregohem i gatshëm”, ishin fjalet e para të Bekim Balajt, pas nënshkrimit të kontratës me ekipin e Groznit.
Propozimi i klubit të Terekut ishte një shans i dytë për të luajtur në një kampionat që figuron midis 10 kampionateve evropianë më të fortë dhe rezultatet e tij filluan të përpjetën e dukshme. Në 12 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin rus, lojtari shqiptar ka shënuar 8 (tetë) gola (0,75 për ndeshje), ndërkohë që në dy ndeshjet e fundit të Terekut me Uralin dhe Zenitin, ai ka shënuar nga dy gola vendimtarë. Është interesant fakti, se golat ai i ka shënuar, deri tani, ekskluzivisht, në pjesët e para të ndeshjeve.
Balaj ka shënuar në portat e ekipeve kundërshtarë në ndeshjet fituese me ekipet Ufa, Rostov, Orenburg dhe Rubin, duke i goditur topat me kokë. Në tre rastet e tjerë të golave (me Uralin dhe Zenitin), ai ka shënuar me këmbë nga distanca shumë të afërta, duke u zbuluar me mjeshtri ose duke presinguar kundështarët.