Italia ka Totin, Japonia ka Miurën..10 vite më i madh!

E mbani mend futbollistin japonez Hidetoshi Nakata? Nuk keni arsye ta keni harruar sepse një japonez që shpallet kampion në Serinë A ka fituar një status tjetër. Me Romën e Kapelos, Nakata, ka provuar shijen e titullit kampion dhe futbollin nuk e vlerëson soprt por si një familje. “ Për mua ka qënë diçka më shumë. Ndjesitë që merrja nga ky sport mund t’i krahasoj me bashkëjetesën në familje”

Kur e pyesin për Totin që vazhdon të habisë për mbijetesën e gjatë në fushë, Hidetoshi ka komentuar: “ Kam dëgjuar shumë për Totin. Nukjam lidhur as në telefon me të,ngaqë nuk kam numrin e celularit të askujt. Jam shumë i lumtur që Toti vazhdon të luajë dhe të shënojë gola. Në Japoni kemi Miurën, i cili ka luajtur me Zhenovën, pothuajse 50 vjeç në këto momente që flasim dhe luan e shënon akoma. Në krahasim me të,Toti është një djalosh i ri. Ju flisni për Totin, ama Miura është 10 vite më i madh se ai”