Rasëll Uestbruk mbetet padyshim lojtari më efektiv i NBA-së këtë sezon, duke rritur epërsinë e tij ndaj rivalëve në suksesin e vështirë të Oklahomës ndaj Bostonit. Numri 0 shënoi 45 pikë, në një mbrëmje të madhe, ku gaboi pak. Të suksesshme ishin 13 nga 25 gjuajtjet e provuara nga ai, 5 nga 7 tripikëshat, dhe 14 nga 16 gjuajtjet e lira. Ai kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 11 asistë, për një tjetër “tripëll dabëll”. Këtë edicion, Rasëll ka realizuar 14 të tillë. Bostoni, edhe pse prej disa kohësh jo një skuadër e madhe, kishte 230 ndeshje pa provuar një “tripëll dabëll” nga një basketbollist kundërshtar. Oklahoma fitoi 117-112, ndërsa Uestbruk u tregua më i kujdesshëm se zakonisht, duke e humbur topin vetëm katër herë.
Rasëll mbetet në nivel “tripëll dabëlli” këtë sezon, ende në ndjekje të rekordit të Oskar Robertsonit, si i vetmi lojtar në historinë e NBA-së që ia ka dalë në një edicion të plotë. Kur kanë kaluar 30 ndeshje nga 82, Uestbrul 31.8 pikë për ndeshje, 10.5 topa në tabela për takim dhe 10.8 asistë në çdo përballje. Oklahoma, ndërkaq, është në vendin e gjashtë në Konferencën Perëndimore, me 18 fitore e 12 humbje, bilanc që do t’i kishte dhënë pozicionin e tretë në Konferencën Lindore.