Mario Baloteli, herë pas herë, bën ndonjë veprim, me të cilin u kujton të tjerëve se ai ende nuk ka hequr dorë nga budallallëqet në fushë. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen mes Nicës dhe Bordos, kur ai, pa qenë aspak nevoja, kur kishin mbetur edhe vetëm dy minuta nga fundi i shtesës së gjyqtarit, me veprimin e tij të paarsyeshëm, ai e detyroi gjyqtarin Mikel Lusazh që t’i nxirrte atij kartonin e kuq. Baloteli humbi nervat dhe, pa qenë aspak nevoja, rrëzoi përtokë një nga futbollistët vendas, një faull, për të cilin ai u ndëshkua me të drejtë me karton të kuq dhe u dërgua nga gjyqtari jashtë fushës që të bënte dush para bashkëlojtarëve të vet, për më tepër që mund të dënohet edhe me ndonjë pezullim në të ardhmen.
Për Balotelin, ky është kartoni i kuq i dytë, qëkur ai ka ardhur në Francë, por, sidoqoftë, kësaj radhe, ai gjeti një mënyrë që t’i qetësonte tifozët me një gjest fenomenal, edhe pse ishte mjaft nervoz. Super Mario u tregua i kujdesshëm me tifozët që filluan t’i bërtisnin nga tribuna, duke u dhuruar atyre bluzën e vet dhe duke u përshendetur me ata.
Sfidanti.al