Drejtuesit e Euroleagues reaguan pas lajmit se 3 arbitra ishin sulmuar në Athinë pas përfundimit të ndeshjes mes Panathinaikosit dhe Barcelonës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp ata e përkufizuan agresionin si kriminal dhe të poshtër duke paralajmëruar Greqinë se nuk do të lejojnë më të zhvillohen ndeshje basketbolli në vendin helen nëse do të ketë përsëritje të incidenteve të tilla
Në komunikatën e Euro League specifikohet se 2 persona kryen një sulm kriminal dhe të poshtër teksa thyen xhamin e një taksie me të cilën arbitrat po ktheheshin në hotelin e tyre. Edhe pse një prej arbitrave, luigi Lamonica, iu desh të shkonte në spital, Euroleague theksoi se për fat të mirë të 3 gjyqtarët , koordinatori dhe taksisti janë mirë. Pas sulmit drejtuesit e Euroleague morën në telefon policinë që garantoi sigurinë e arbitrave deri në largimin e tyre nga Greqia
Pasi dënoi aktet e dhunshme të cdo fiorme dhe konfirmoi politikën e tolerancës zero, organizmi më I lartë evropian I basketbollit theksoi se kur të identifikohen dy autorët do t’u ndalohet përjetë të ndjekin ndeshjet e Euroleague duke shtuar se ky agresion ishte një akt I paprecedentë në 20 sezone të zhvilluara dhe nëse do të ndodhë një incident I ngjashëm në Greqi, atëherë ky vend nuk do të jetë më në gjendje që të garantojë siguri për skuadrat që vijnë, arbitrat dhe personelit tjetër të akredituar dhe se do të vlerësohet mundësia e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Greqisë’.
Sfidanti.al