Trukohen ndeshjet e tenisit? Dëgjoni propozimin e Andi Marej

Numri 1 në botë, Andi Marej nuk mund të qëndronte në pasivitet pas asaj që ka ndodhur në orbitën e tenisit.  Tenisti skocez është i pashpirt ndaj atyre që organizojnë ndeshjet e trukuara në tenis, kur në Australi është të shpërthejë një skandal  korrupsioni që përfshin edhe nga ata që quhen shpresa të tenisit botëror.  Policia australiane  ka zbuluar emrin e Oliver Anderson,  kampioni në fuqi i Australia Open për të rinjtë,  i cili është inkriminuar në këtë vorbull.

“Është me të vërtetë e trishtueshme për sportin tonë që herë pas herë shpërthejnë të tilla gjëra” – ka komentuar numri 1 në Botë, skocezi Marej- duke vazhduar me një propozim më të prerë: “Përse nuk merren masa më të ashpra ndaj atyre që çnderojnë sportin”. Ndërsa numri 2, Xhokoviç, ka komentuar me këto fjalë: “ Kjo është shumë zhgënjyese kur mendon se i ka ndodhur një djaloshi që ka fituar edhe trofeun e Grand Slam për të rinjtë..”

Sfidanti.al