Tokyo 2020 do zhvillohet pa spektatorë të huaj për shkak të coronavirusit

Asnjë shtetas i huaj nuk do të mund të shkojë në Japoni gjatë Lojërave Olimpike të Tokios për shkak të coronavirusit. Vendimi është marrë nga një grup i përbëtë nha Presidentja e Komitetit Organizator, Seiko Hashimoto, ministrja e Sporteve, Tamayo Marukawa dhe guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, një vendim që ia bënë te ditur edhe presidentit të IOC Thomas Bach dhe IPC, Andreë Parsons me këta të fundit që e pranuan atë

‘Duhet te marrim vendime që mund të kërkojnë sakrificë nga ana e të gjithëve dhe duhet të kërkojmë mirëkuptim-tha presidenti i IOC, Thomas Bach-ndajmë zhgënjimin tonë me te gjithë tifozët olimpikë në mbarë botën e sigurisht edhe me familjet e miqtë e sportistëve pjesëmarrës që po planifikonin që të vinin në Lojërat Olimpike. Më vjen vërtet keq. E dimë që kjo është një sakrificë për të gjithë. E thamë që në fillim të kësaj pandemie që do të kishte sakrifica.Por thamë gjithashtu se siguria është mendimi i parë dhe cdo vendim duhet që fillimisht të respektojë sigurinë’.

Frika e qeverisë së Tokios është se ardhja e shtetasve të huaj mund të rriste rrezikun e përhapjes së Covid 19 që edhe tani është shumë e lartë.Pavarësisht mbylljes së kufijve, Japonia e  ka shumë të vështirë të reduktojë numrin e rasteve me coronavirus që në fillim të vitit arriti deri në 2500 raste në ditë.

Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë dhe do të kushtëzojë edhe parashikimet për të ardhurat nga prania e publikut të huaj në impiante. Sipas vlerësimeve më të fundit, shtyrja e Olimpikeve i kushtuan organizatorëve 1640 miliardëYen ose 12.7 miliardë Euro, me Komitetin Organizator që synonte të siguronte 90 miliardëYen nga shitja e biletave në impantet sportive.

Sfidanti.al