Manchester City thyen Everton 2-0, në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë

Manchester City vijon fluturimin në futbollin anglez. Skuadra e Guardiolës këtë radhë arriti në gjysmëfinale të Kupës seë Anglisë pasi eliminoi në cerekfinale Evertonin e Carlo Ancelotit. Për skuadrën që kryeson Premier League angleze nuk ishte i lehtë kualifikimi dhe Citizens u deshën të prisnin minutën e 84 për të mbyllur llogaritë e cerekfinales me Evertonin.

Deri në atë moment rezultati ishte mbërthyer në shifrat 0-0, kur Gundogan zhbllokoi rezultatin për Manchester City, ndërkohë që Kevin De Bruyne vulosi përfundimisht kualifikimin në gjysmëfinale të skuadrës së tij teksa shënoi golin që e coi rezultatin e sfidës në 2-0. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Southamptoni që mposhti Bournemouth në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0.

Sfidanti.al