Është padyshim një nga më të mirët në botë në rolin e tij, ndonëse shpesh lihet në hije pasi dëgjohen shpesh Nojeri, Ter Shtegeni, Edersoni apo Alisoni. Gjithsesi, Jan Oblak mbetet tepër i rëndësishëm për Atletikon e Madridit dhe synon që këtë sezon të arrijë dy rekorde të klubit dhe të kampionatit spanjoll. Nëse luan edhe 11 ndeshjet që mbeten deri në fund të La Ligës, do të barazohej me Abel Resinon, si portierët me më shumë sfida zyrtare me fanelën bardhekuqe, nga 303. Oblak për momentin ka 292. Po ashtu, nëse do të mbetet portieri me më pak gola të pësuar deri në fund të kampionatit, do të fitonte për herë të pestë në karrierë Trofeun Zamora, pra si portieri më i mirë. Kështu do të barazonte dy legjenda si Ramajets dhe Valdes, që mbajnë edhe rekordin historik të futbollit spanjoll. Vetë Zamora e fitoi tri herë këtë trofe në 1929, 1932 e 1933.
Sfidanti.al