Teodosiç paralajmëron: “Një ditë, unë më siguri që do të luaj në NBA” 

Millosh Teodosiç që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në Evroipë dhe nje nga luajtësit e topit më të mirë në botë, paralajmëroi se, në një të ardhme të afërt, ai do të mund të luajë në ligën më cilësore të basketbollit në botë, NBA-në amerikane. Teodosiç është 29 vjeç dhe viti 2016 ishte për të viti më i mirë në karrierën e tij me bluzën e CSKA-s së Moskës. “2016-ta ishte viti im më i mirë. Një ditë, unë do të shkoj që të luaj në NBA, por ende nuk e di saktë se kur dhe me çfarë kushtesh. Të shohim, sigurisht që CSKA-ja ka përparësi në bisedimet për një kontratë të re. Unë dua që të luaj dhe çdo ekip që do të më angazhoj, duhet ta ketë parasysh se duhet të më garantoj muntazhin e duhur. Nuk dua që të rri ulur në stol, pasi prioriteti im është loja”, thotë basketbollisti serb, Teodosiç që, gjatë 365 ditëve të vitit të kaluar, fitoi trofe në Euroligë dhe, me përfaqësuesen e Serbisë, arriti deri te medalja e argjendtë në Lojrat Olimpike të Rios.

Sfidanti.al