Legjenda braziliane ndryshon mendim: Masa ndërpret “pensionin”!

Autisti brazilian i Formulës 1, Felipe Masa, vendosi që ta ndërpresë “pensionin” dhe të kthehet përsëri në sportin automobilistik më të shpejtë në botë. Masa, pas përfundimit të sezonit të kaluar, shpalli se ai nuk do të merrte me pjesë në garat e Formulës 1, por, megjithatë, tani, ai mori një ofertë nga Uiliamsi dhe vendosi që të kthehet në pistat e garave. Legjenda braziliane do të zejë vendin e Valter Botasit që u largua për te Mercedsi, në vend të Niko Rozbergut, dhe partner i tij do të jetë i riu Lens Strol. Masa, gjatë sezonit të kaluar, në klasifikimin e përgjithshëm., zuri vendin e 11-të. Me ekipin e Uiliamsit, Masa nënshkroi një kontratë njëvjeçare.

Sfidanti.al