Drejtuesit e turneut Grand Slam të parë të vitit 2017, Australian Open, vendosën që të rrisin shpërblimet për tenistët pjesëmarrës. 35 milionë euro do të jetë fondi i akorduar për këtë ngjarje të rëndësishme të sportit të tenisit, shifër kjo që është 14% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Nga kjo vlerë totale, rreth 2.6 milionë euro do të shkojnë për fituesit e turneut. Drejtori i Australian Open, Kraig Tilei, deklaroi se organizatorët kanë vendosur të japin një shpërblim edhe për ata tenistë që do eliminohen shumë shpejt.
Ata që do të humbasin që në raundin e parë do të përfitojnë 35 mijë euro, 30% më shumë se në 2015. Të eliminuarit në raundin e dytë do të sigurojnë 55 mijë euro, ndërsa përfitimet e atyre që e lënë Australian Open në raundin e tetë dhe të katërt do të jenë respektivisht 90 mijë e 153 mijë euro. Shpërblimet për të fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale pësojnë një rritje prej 9%. Për sa u përket turneve të tjerë Grand Slam në tenis, më i pasuri është US Open, ku vitin e kaluar u shpërndanë 44 milionë euro në formën e shpërblimeve. Uimbledon kishte ne dispozicion 36.27 milionë euro, ndërsa Roland Garros, 32 milionë.