Injesta, i vetmi idhull edhe i Espanjolit… ja arsyeja

Andres Injesta është i vetmi lojtar i Barcelonës, për të cilin tifozët e Espanyol ngrihen në këmbë dhe duartrokasin kur del nga fusha. Arsyeja? Në gusht të 2009-ës, vetëm disa javë pasi ai mori shiritin e kapitenit, mbrojtësi i Espanjolit, Dani Zharke, u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak, teksa po fliste në telefon me të dashurën e tij shtatzënë. Gjithë bota është tronditur nga vdekja e futbollistit të lindur dhe të rritur në Katalonjë. Një lumë mesazhesh janë dërguar atëherë për të, por asnjë nuk ka qenë më sinjifikativ, se ai i bërë nga kapiteni i Barcelonës, Andres Injesta.

Pas shënimit të golit, që i dhuroi Botërorin Spanjës në 2010-ën, Injesta hoqi fanellën dhe zbuloi mesazhin e tij: “Dani Jarque – Gjithmonë me ne”. Andres dhe Zharke kanë qenë shokë të ngushtë, që nga koha kur u bënë pjesë e ekipeve të para të Barcelonës dhe Espanjolit. Dhe që nga koha e mesazhit prekës të mesfushorit dhe futjes në fushë bashkë me vajzën e Zharke, tifozët e rivalëve të Espanjol kanë lënë mënjanë rivalitetin sportiv dhe i kanë shprehur Injestës vlerësimin e tyre, duke e nderuar mesfushorin katalanas sa herë që dy klubet ndeshen me njëri-tjetrin.

Sfidanti.al