Te Mercedes jane te sigurt: Hamilton do te rinovoje kontraten

Te Mercedes siguria eshte e madhe; rinovimi i kontrates me Ljuis Hamilton eshte vetem ceshtje kohe. Ai qe e konfirmoi kete ishte Shefi i Skuderise gjermane Toto Volf ne nje interviste te dhene ne kanalin zyrtar Youtube te Mercedes.

‘Hamilton eshte nje shtylle e rendesishme e Mercedes-tha Volf-bisedimet per rinovimin e kontrates po vazhdojne dhe jane ne fryme pozitive. Firma e tij ne kontraten e re eshte vetem nje çeshtje kohe. Shume shpejt do te zyrtarizojme rinovimin e kontrates me te’.

Ljuis Hamilton ka me Mercedes nje kontrate qe skadon ne fund te ketij sezoni. Zgjatja e bashkepunimit me te eshte prioriteti kryesor i drejtuesve te skuadres gjermane per kete vit.

Sfidanti.al