E kishin seriozisht apo jo, pak rëndësi ka, sepse zhurmën e bënë. Mediat spanjolle raportojnë se plot 40 futbollistë i kërkuan Realit që t’i merrte në skuadrën e tyre vetëm gjatë muajit janar. Nuk dihet qartë nëse trokitën drejt e në dyert e klubit, apo thjesht luajtën me mediat, por synimi kryesor ishte që vlera e kartonit të “X” apo “Y” futbollist të rritej. Kështu edhe ndodhi, dhe nuk mund të ngjante ndryshe kur lajmet në media ishin që “filan” lojtar mund të shkojë tek Reali.
Mauro Ikardi ka qenë futbollisti me profilin më të lartë që është përfolur, ndërsa në klub sigurojnë se nuk ka pasur asnjë mendim për të. Të tjerë kanë qenë Leonardo Paredes, mbrojtësi i Interit Shkriniar, Lautaro Martinez, Salah, Bonuçi, Kavani apo Guedes. Kjo, sa për të dhënë disa emra. Gjithsesi, trajneri Zidan nuk ka pasur dëshirë të bëjë ndryshime dhe 40 lojtarët ndoshta do të duhet të presin edhe 5 muaj për ta nisur sërish këtë lojë.
Sfidanti.al