Adhuruesit e boksit mezi po presin që të ndjekin superduelin e kësaj fundjave mes Floyd MayWeather dhe Conor McGregor. Ashtu sic ndodh edhe për ngjasrje të tjera të rëndësishme sportive, edhe kjo përballje kaq e përfolur është kuotuar nga kompanitë e basteve. Madje është arritur deri aty sa të dalë dikush dhe të vendosë një shifër jo pak impresionuese në bast për këtë përballje. Ekziston një person që ka vendosur 1 milion Dollarë bast dhe kjo për fitoren e Mayweather. Amerikani shihet si favorit i padiskutueshëm për të fituar këtë përballje dhe kjo e bën këtë përsonazh që të vendosë një shifër të tillë. Nëse Maywaether do të realizojë pritshmëritë e këtij personi që mesa duket është një i famshëm, atëherë fitimi neto i tij sipas përllogaritjeve do të jetë 182 mijë Dollarë.
sfidanti.al